Hapësire reklamuese

Politikë

"Shkrihen akujt", Rama do të takojë Mitsotakisin në samitin e NATO-s

Shkruar nga Newsbomb
"Shkrihen akujt", Rama do të takojë Mitsotakisin në

Nesër, 10 korrik, kryeministri Edi Rama do të niset drejt Lituanisë ku do të marrë pjesë në samitin e NATO-s. Burime për Report Tv, bëjnë me dije se gjatë qëndrimit në Vilnius, kreu i qeverisë pritet të zhvilloj një takim me homologun e tij grek Kyriakos Mitsotakis.

Takimi pritet të fokusohet te marrëdhënia dypalëshe dhe çështja për Fredi Belerin, i cili ndodhet që prej 12 majit në qeli pasi akuzohet për blerje votash.

Që prej arrestimit të tij Athina zyrtare ka kërkuar lirimin e kryebashkiakut të Himarës. Me dhjetëra reagime kanë ardhur nga Greqia, ku zyrtarët grekë nuk kanë “kursyer” as “kërcënimet” për Shqiëprinë duke thënë se kjo çështje do të ndikojë në anëtarësimin e vnedit tonë në Bashkimin Europian.

Kujtojmë se Fredi Beleri, kandidat i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve të 14 Majit dhe akuzohet për blerje votash. Prokuroria dhe Policia e Vlorës e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi, duke përdorur agjent të infiltruar, i cili për tetë vota mori 400 mijë lekë të vjetra. Beleri u arrestua në kushtet e flagrancës.

Pavarësisht se u arrestua para zgjedhjeve, Fredi Beleri qëndroi si kandidat nga burgu dhe me ardhjen e mijëra minoritarëve nga Greqia arriti të fitonte zgjedhjet me një diferencë minimale votash, ndaj kandidatit socialist Jorgo Goro.

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i dha atij mandatin, por Gjykata e Posaçme nuk ka lejuar që betimi i planifikuar për nesër të zhvillohet. Pritet se çfarë vendimi do të marrë qeveria socialiste e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, pasi ky i fundit ka thënë se do të vendosë sapo të përfundojnë zgjedhjet parlamentare në Greqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese