Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
13 °
Mar
12 °
Mër
5 °
E premte, 24 Mars, 2023

Shkresa “Tepër Urgjent” e nisur nga Prokuroria e Përgjithshme për Ibrahim Licin, nisin hetimet në Shkodër

Lajme të ngjashëm

Publikimi në media i dokumentit për Ibrahim Licin, që mban firmën e Olsi Dados, Drejtorit të Marrëdhënieve me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme, ka ngritur në këmbë Prokurorinë e Shkodrës, e cila prej dy ditësh ka nisur një hetim administrativo-penal, me qëllim zbulimin e “spiunit” brenda radhëve të saj.

Dokumenti flet për një praktikë ligjore ndaj Ibrahim Licit të Shkodrës, e cila është nisur në 21 Tetor 2022 nga Prokuroria e Përgjithshme në Tiranë, në drejtim të Prokurorisë së Shkodrës. Ajo ka mbërritur në Shkodër, ditën e hënë më 24 tetor.

Po në këtë ditë shkresa është sigluar në kryesekretarinë e prokurorisë Shkodër, me numrin hyrës të institucion Nr. 657/2.

Gazetari Elton Qyno thotë se rrethana të paqarta, ky dokument i sigluar “Tepër Urgjent”, është fotografuar dhe nxjerrë me shumë urgjencë nga muret e brendshme të Prokurorisë, duke ja dërguar përmes aplikacioneve telefonike, palëve të paautorizuara.

Prokuroria e Shkodrës e cila po ndjek më vëmendje rastin, ka ngritur dyshime të forta se pikërisht palët e treta që janë njohur me përmbajtjen e shkresës, janë ato që kanë nxjerrë një ditë më pas, në 25 tetor, në media dokumentin në fjalë.

Për këtë fakt prej dy ditësh në Shkodër është nisur një hetim administrativo-Penal, me qëllim zbulimin e personit që ka nxjerrë me shumë urgjencë dokumentin e Zyrës së Marrëdhënieve me Jashtë. Sekretare dhe punonjës, të tjerë të kësaj prokurorie janë duke u hetuar dhe për këtë gjë prokuroria është duke verifikuar kamerat e brendshme të institucionit.

Nga ana tjetër burime të sigurta nga Prokuroria e Përgjithshme thanë se ndaj Ibrahim Licit, nuk është marrë asnjë masë arresti në Turqi.

“…është vërtetuar se Ibrahim Lici, në 24 korrik 2021, ka udhëtuar nga Kosova në territorin Turk, duke përdorur një linjë ajrore. Në këtë udhëtim, ai ka përdorur pasaportën e tij Shqiptare, të nxjerrë në 12 Maj 2021 në Shkodër, pasi kjo vërtetohet nga verifikimi që ka kryer në aeroportin e Stambollit. Agjentët e FAST në Policinë e Shtetit, janë vënë në dijeni të këtij informacioni dhe janë vënë nga pas gjurmëve të Licit”-tha një burim pranë Prokurorisë së Përgjithshme për gazetarin Elton Qyno.

 

Mësohet se lokalizimi i bazës ku besohej se fshihej Ibrahim Lici në Turqi, është kryer përmes një vajze që është e dashura e tij. Kjo e fundit rezulton të jetë ndjekur nga dy agjentë të FAST, të cilët në datën 19 Tetor 2022 së bashku me policinë Turke, kanë bërë një kontroll në banesë.

Në apartamentin ku dyshohej se fshihej Ibrahim Lici, nuk është gjendur objektivi i Policisë së Shtetit, e për pasojë deri në këtë fazë, nuk ka asnjë komunikim zyrtar për arrestimin e tij. Shkodrani vijon të qëndrojë i lirë në territorin e shtetit turk.

Ndërkohë, drejtësia e këtij shteti, kërkoi ndihmë juridike nga pala shqiptare për t’i vënë në dispozicion aktet hetimore të dosjes penale që flet për vrasjen e Endri Mustafës, çështje në të cilën Lici është shpallur në kërkim policor si i dyshuar për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim.

Më shumë