Tirana
clear sky
31.5 ° C
31.5 °
31.5 °
31 %
1.5kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
42 °
E diel, 25 Korrik, 2021

“Shkrepëtim të bjerë e flakë, bëj detyrën që ke kundrejt Atdheut”, Meta përkujton 101 vjetorin e Kongresit të Lushnjës me vargjet e poezisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

06e1ac50aa93b669e0b1ac3fd5ff777a

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar 101 vjetorin e Kongresit të Lushnjës ku u morën vendime të rëndësishme aps shpalljes së Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se Vetëm disa ditë iu deshën burrave të ndritur të kombit, që të bashkuar në Kongresin e Lushnjës, të garantonin pavdekshmërinë e shtetit, të ndërtonin një Parlament dinjitoz e të ligjshëm, të nxirrnin akte kushtetuese efikase, të zgjidhnin një Qeveri të përgjegjshme, të vendosnin ligjin në të gjithë territorin dhe të prezantonin me dinjitet Shqipërinë përpara botës.

Postimi i plotë:

Uniteti rreth çështjes kombëtare, mblodhi 101 vjet më parë në Lushnjë, apostujt e shqiptarisë, për të marrë vendimet më të rëndësishme pas shpalljes së Pavarësisë, për mbrojtjen e tërësisë territoriale, sovranitetit dhe rimëkëmbjes së shtetit modern shqiptar.

Vetëm disa ditë iu deshën burrave të ndritur të kombit, që të bashkuar në Kongresin e Lushnjës, të garantonin pavdekshmërinë e shtetit, të ndërtonin një Parlament dinjitoz e të ligjshëm, të nxirrnin akte kushtetuese efikase, të zgjidhnin një Qeveri të përgjegjshme, të vendosnin ligjin në të gjithë territorin dhe të prezantonin me dinjitet Shqipërinë përpara botës.

Nëse nuk do të ishte ky Kongres, edhe Pavarësia e Shqipërisë do të ishte venitur.

Nderim përjetë burrave të kombit, që hodhën themelet e shtetit modern shqiptar, të pavarur dhe sovran, vepra e të cilëve u përjetësua në vargjet përherë aktuale:

“Atdheu ty po të thërret,

Ta shpëtosh ti nga kjo natë.

Sikur tym e flakë të dal nga faqe e dheut,

Shkrepëtim të bjerë e flakë,

Bëj detyrën që ke kundrejt Atdheut,

Mos kurse as shpirt as gjak.”

Më shumë

spot_img
spot_img