Një 34-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës për vjedhje, por ishte i pandërgjegjshëm për shkak të mbidozës së metadonit.
Ermir Murto, 34 vjeç u arrestua nga policia brenda Manastirit të Kostarit në Finiq, pa ndjenja nga mbidoza e metadonit që kishte pirë më herët.
Policia ka shoqëruar menjëherë të dyshuarin në spitalin e Sarandës, por pasi ka rezultuar me mbidozë metadoni, Ermir Murton e kanë nisur menjëherë me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.
Mediat raportojnë se Ermir Myrto rezulton me precedente penale per “vrasje” dhe “vjedhje”. Ne vitin 2009 ai ka vrarë me thike vellanë e tij Laze Myrtaj, 30 vjec për të cilën u dënua 8 vite burg. Ngjarja ndodhi në fshatin Gjashtë, Sarandë.
Edhe sot në portofol sot ju gjet karta e identitetit të vëllait të vrarë. Sipas policisë, qëllimi i 34-vjeçarit ishte vjedhja e Manastirit të Kostarit.
Foto: Ermir Murto ne 2009