Hapësire reklamuese

Bota

Shkon në spital, por përballet me të papriturën, Boris JOHNSON befasohet nga qytetari: Vjen këtu për konferencë, po sikur t’i ndodhte fëmijës tënd?! (FOTO-VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Kryeministri Boris Johnson përballet në spital me Omar Salemin

Kryeministri i Anglisë Boris Johnson u befasua nga një person teksa po vizitonte spitalin ‘’Whipps Cross’’.

Omar Salem, aktivist i Partisë Laburiste, kundërshtarja kryesore e Partisë Konservatore që drejtohet nga Johnson, akuzoi këtë të fundit se shkatërrimi i Shërbimit Kombëtar Shëndetësor ka ndikuar dhe në kurimin e së bijës, pasi në spital nuk kishte mjaftueshëm mjekë, të cilët neglizhuan vajzën e tij.

‘’Sistemi Shëndetësor është shkatërruar. Dhe tani ju vini këtu për të dhënë konferencë për shtyp. Do të donit që kjo gjë t’i ndodhte fëmijës tënd?!’’, fliste Salem teksa kamerat e televizioneve po afroheshin.

Foto dhe video-ja e debatit janë shpërndarë nga vetë Salem në llogarinë e tij në 'Twitter'.
4.jpeg


3.jpeg
1.jpeg




Sondazh

Poll