Tirana
broken clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
100 %
1kmh
75 %
Die
28 °
Hën
27 °
Mar
26 °
Mër
25 °
Enj
24 °
E diel, 19 Shtator, 2021
spot_img

Shkon në polici për të denoncuar, shqiptari përfundon pas hekurave në Itali

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shqiptar nga Kosova, i cili kishte humbur dokumentet personale, ka shkuar në një stacion policor për të bërë denoncimin.

Mirëpo, siç raportojnë mediat italiane, protagonisti i historisë është arrestuar menjëherë pasi ka dhënë gjeneralitetet e tij. Ai rezultoi se ishte një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Sipas medieve italiane, historia ka ndodhur në Lodi të Italisë. I riu 28-vjeçar me origjinë nga Kosova, por me banim në Francë, kishte humbur dokumentet në Itali dhe kishte vendosur të paraqiste ankesën në një stacion policor në qytetin Lombard.

Autoritetet gjermane kishte lëshuar ndaj tij urdhrin e arrestit ndërkombëtar nën akuzën e krimeve kundër pronës.

Aktualisht 28-vjeçari është në burg në Lodi, duke pritur që të ekstradohet në Gjermani.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img