Tirana
overcast clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
0.5kmh
90 %
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
Enj
15 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Shkon në 59 numri i të prekurve nga CORONAVIRUSI, 9 janë mjekë e infermierë, TIRANA ‘rekord’ të infektuarish (SHIFRAT NË QARQE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

796c2a91b3f0ad7690d9e56ab981c2d8

Shkon në 59 numri i personave të prekur nga coronavirusi, mes të cilëve 9 janë nga bluzat e bardha, mjekë e inferimierë.

Nga 665 raste të testuara, 59 raste janë konfirmuar pozitive, 42 prej të cilave në Tiranë.

Të dhënat i bëri me dije Eugena Tomini, përgjegjëse në ISHP teksa konfirmoi viktimën e dytë te Infektivi.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient i moshës 66-vjecare në spitalin Infektiv, që vuante nga disa sëmundje shoqëruese: insuficenca kardiake, edemë pulmonarë dhe insuficencë renale. Prej disa ditësh pacienti ishte i intubuar (me respiracion të drejtuar) në gjendje të rëndë shëndetësore.

Gjatë ditës së djeshme, në vijim të ndjekjes dhe trajtimit shëndetësor të pacientëve të konfirmuar me COVID-19 në spitalin infektiv, është kryer ritestimi për kontaktin e parë të pacientit zero, i cili ka rezultuar negative. Do të vijohet me testin e radhës për të konfirmuar negativizimin nga COVID-19 për këtë pacient.

Ju bëj me dije se, në 24 orët e fundit janë testuar 60 persona të dyshuar, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Tre janë raste kontakti në gjendje të mirë shëndetësore dhe një rast i ri, një pacient 66-vjeçar që po trajtohet në terapi intensive në spitalin infektiv në QSUT. Deri në këto momente janë testuar 665 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 59 raste”, tha Tomini:

Tiranë 42 raste

Durrës 5 raste

Lushnje 2 rast

Elbasan 2 raste

Fier 6 raste

Rrogozhinë 2 raste

“30 pacientë janë të shtruar në spitalin Infektiv (nga Tirana, Durrësi, Fieri, Elbasani  dhe Rrogozhina).

Prej tyre, tre pacientë janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Jemi duke vijuar me testimin e rasteve të dyshuara për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit”, u shpreh përgjegjësja pranë ISHP.

Edhe një herë një lutje për qytetarët: Mos shkoni menjëherë në spital!

Telefononi 127 kur keni shenja të sëmundjes!

Pavarësisht masave të marra, e rëndësishme është izolimi social, masat vetjake, që të frenojmë sa më shumë përhapjen e infeksionit. Mënyra më e mirë për të ndihmuar personelin shëndetësor dhe për të përballuar këtë situatë është që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi”, bëri apel Tomini.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img