Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Shkon në 57 numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Numri i viktimave nga përmbytjet në Turqi ka shkuar në 57.

Agjencia turke për Emergjencat Civile dhe Fatkeqësitë Natyrore bëri me dije se shirat e rrëmbyeshëm goditën provincën Kastamonu dhe Sinop.

Reshjet shkaktuan përmbytje, rrëshqitje të tokës, si edhe shkatërruan shtëpi e ura, duke bërë shumë rrugë të pakalueshme.

Disa banorë në Kastamonu thanë në median sociale se qindra vetë figurojnë të zhdukur, gjë që është përsëritur edhe nga një ligjvënës i opozitës. Por zyra e qeverisjes lokale tha të premten në mbrëmje se nuk janë të vërteta njoftimet për 250 trupa të paidentifikuar.

Ekipet e kërkim-shpëtimit, të pajisur me qen, vazhdojnë punën e vështirë për të gjetur të zhdukurit.

Në mbarë zonën janë evakuuar të paktën 2,250 vetë para dhe gjatë përmbytjeve, disa janë marrë me helikopterë nga çatitë e banesave. Shumë të tjerë kanë gjetur strehim të përkohëshëm në konvikte shkollash.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img