Rëndohet bilanci për shqiptarët si pasojë e tërmetit famëkeq që goditi Turqinë ditën e djeshme.
Ambasadori i Kosovës në Ankara Ilir Dugolli konfirmon lajmin për mediat fqinje. Viktimat me origjinë nga Kosova janë Nazmije Dograjan 64-vjeçe, Hatixhe Dogruja 70-vjeçe dhe burri i saj Bajram Dogruja 73-vjeç.
Shqiptarët nga Kosova, të larguar nga Prishtina vite më parë dhe të vendosur në Izmir nuk mundën që të mbijetojnë nga tërmeti tragjik, pasi rrënojat i zunë poshtë.
Ndërkohë që në spital në gjendje të rëndë ndodhet djali i Nazmije Dograjas.