Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Rajoni

Shkon në 25 numri i të arrestuarve, “koka” e bandës shqiptar, si u zbulua rrjeti i kriminelëve në Athinë, në “folezën” e tyre u gjet drogë e armë (Emra-Foto)

Shkruar nga Newsbomb

Një operacion i madh u zhvillua tre ditë më parë në Athinë nga ku zbuluar se ish-konvikti i Univeritetit Politeknik të Athinës ishte kthyer në një “fole” për tre banda kriminale, që drejtoheshin nga një shqiptar.

Gjithçka nisi pas përpasjes së “kokës” së bandës, shqiptarit Esmin Ferhatit i njohur si “Eskos” me një police, kur kjo e fundit e qëlloi me armë.

Pas arrestimit të 30-vjeçarit, policia ushtroi një kontroll, ku zbulua armë, drogë, para të fituara nga aktiviteti kriminal dhe sende për të bërë grabitje.

Policia greke, arrestoi 25 persona, ku dy u arrestuan sot, si dhe u lanë në gjendje të lirë dhe 7 të tjerë, mes tyre një police që ishte e dashura e një shqiptari dhe kishte dekonspirur disa aksione të policisë greke.

Të arrestuarit akuzohen për: Organizatë kriminale (bandë), vjedhje të rëndë, grabitje, trafik droge, lëndim të rrezikshëm trupor, rezistencë ndaj policisë, mosbindje dhe shkelje të ligjit për armët (kundërvajtje dhe vepër penale).

Të arrestuarit shqiptarë janë Ferhat Esmini, Emanuel Alushi, Denis Alushi, gjithashtu i akuzuar është edhe Ermir Meta, i cili në një deklaratë për media ka thënë se ka pasur një të kaluar të errët dhe se ka kryer dënimin, por që nuk ka më asnjë lidhje me bandën në fjalë.

Mediat greke shkruajnë se shqiptari Esko ishte kreu i bandës dhe që të gjithë të tjerët bënën gjithçka që ai urdhëronte.

“Esko” nuk ka marrë pjesë në grabitje, por vetëm ka drejtuar anëtarët, duke pasur rolin e krye-gangsterit që të gjithë ata i frikësoheshin dhe i bindeshin me nderim urdhrave të tij. Ai bënte pjesë të bandës persona që kishin probleme me drejtësinë.

“Mafiozi shqiptar 30-vjeçar udhëtonte gjithmonë me shoferë, meshkuj apo femra, shoqërohej nga roje dhe sa herë që dilte ballë për ballë me policinë mbante gjithmonë gishtin në këmbëzën e pistoletës” shkruan mediat greke.

Sot në lidhje me këtë bandë, u arrestua dhe një 27-vjeçare e njohur me psedonimin “Biberon”, emër që e kishte marrë pasi ishte bërë pjesë e bandës në një moshë të vogël.

Në kontrollin e shtëpisë së 27-vjeçares, sipas Mega-s, janë gjetur të prera nga botime periodike, të cilat i referoheshin përdhunimeve të grabitësve dhe policia mendon se ajo i ka mbajtur si një “kujtim”.

Gjithashtu, u gjet edhe një automatik, ndërsa në emër të saj ishte makina e përdorur nga anëtarët e bandës për të kryer grabitje. Policia vlerëson se 27-vjeçarja është pjesëtare aktive e bandës.

Sipas Policisë, kjo grua ka qenë pjesë e rrethit më të gjerë të grabitësve me kallashnikovë në periudhën 2010-2011, të cilët hynin në shtëpi në periferinë jugore dhe përveçse vidhnin, përdhunonin gra.

Anëtarët e bandës dhe pamje nga grabitjet: 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll