Numri i të vdekurve nga shpërthimi i vullkanit në Indonezi ka shkuar në 22.
Ekipet e shpëtimit gjetën sot nëntë trupa të tjerë të pajetë, raporton BBC. Ndërsa 12 persona të tjerë po marrin ndihmë mjekësore në spital.
Të paktën tetë persona pësuan djegie, një prej tyre kishte djegie dhe një frakturë dhe një tjetër kishte një plagë në kokë, sipas agjencisë kombëtare e kërkim-shpëtimit. Shpërthimet e shpeshta vullkanike në zonën e Marapi kanë penguar përpjekjet e shpëtimit prej ditësh.
Ahmad Rifandi, kreu i postit të monitorimit në Marapi, i tha agjencisë së lajmeve AFP se pesë shpërthime u regjistruan vetëm të martën. "Marapi është ende shumë aktiv”, tha ai.
Lexo edhe: 11 alpinistë të vdekur pas shpërthimit të vullkanit në Indonezi
Vullkani që shpërtheu në Idonezi kruijoi një re të madhe prej hiri ditën e dielë, duke mbuluar me hi fshtatra të tërë rreth zonës vullkanike. Gjatë shpërthimit në zonë ndodheshin 75 alpinistë, shumica e të cilëve janë evakuuar dhe kanë marrë trajtime mjekësore për djegie.
Mali Marapi, që do të thotë "Mali i Zjarrit", është ndër vullkanet më aktivë nga 127 vullkanet e Indonezisë.
Reja e hirit që u ngrit në ajër pas shpërthimit të tij mbërrinte deri në 3 km sipas BBC. Autoritetet kanë vendosur nivelin e dytë më të lartë të alarmit pas situatës së krijuar dhe i kanë ndaluar banorët t`i afrohen kraterit në një rreze prej 3 kilometrash.