Hapësire reklamuese

Bota

Shkon në 132 numri i të vdekurve, eksperti nga Hong Kongu: Kemi prodhuar vaksinën por duhet kohë të testohet te kafshët

Shkruar nga Newsbomb

Koronavirusi po shpërndahet në masë të pakontrollueshme por ekspertët po punojnë për të bërë të mundur mposhtjen e këti virusi.

 

Eksperti i sëmundjeve infektive Yuen Kwok-yung tha se ekipi që ai drejton, tashmë e ka prodhuar vaksinën e koronavirusit por duhet kohë për ta vënë në përdorim tek njerzit për shkak se fillimisht do të testohet te kafshët për të parë se si do të reagojnë nga kjo vaksinë.

Eksperti nga Hong Kongu nuk përcaktoi një kohë të saktë se kur vaksina do të tregtohet, por ai tha se do duhen muaj për testet te kafshët dhe "të paktën një vit tjetër" për testet klinike te njerëzit.

Kujtojmë se ka arritur në 132 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë, ndërsa numri i të prekurve sipas autoriteteve Kineze është më shumë se 6000.

Koronavirusi mendohet se e ka origjinën në një treg të ushqimeve të qytetit portual kinez Wuhan. Ky virus si edhe koronaviruset e tjera besohet se është transmetuar te njeriu nga kafshët. Edhe më parë ka pasur viruse që janë trasmetuar nga kafshët tek njerëzit siç ishte virusi Ebola.

Virusi shkakton probleme me frymëmarjen. Të prekurit nga kjo sëmundje vuajnë nga kolla, ethet dhe vështirësia në frymëmarrje.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.