Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkollimi i vajzën në Gjermani dhe ndërtimi i katit të tretë, zbardhet vendimi për Adriatik Llallën, 3 rastet kur nuk deklaroi të ardhurat

Shkruar nga Newsbomb
Shkollimi i vajzën në Gjermani dhe ndërtimi i katit të

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka zbardhur vendimin ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, për “fshehje të të ardhurave”.

Adriatik Llalla u dënua me 2 vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Bëhet me dije se Llalla nuk ka deklaruar një shumë prej rreth 7000 dollarë për lindjen e djalit të tij, shpenzimet për ndërtimin e katit të tretë te banesës si dhe shkollimin e vajzës së tij në Gjermani.

Gjithashtu ndaj ish-kryeprokurorit më herët është vendosur edhe konfiskimin e pasurisë.

Llalla është kryeprokurori i parë shqiptar dhe ndër zyrtarët e parë të lartë që u dënua me burg nga Insitucionet e reja të Drejtësisë.

Kujtojmë se Llalla dhe familja e tij shpallur “non grata” në SHBA. Nga ish ambasadori amerikan Donald Lu, ai është cilësuar si “peshk I madh”.

Pasuritë e konfiskuara të ish-kryeprokurorit Llalla:

– Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

– Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;

– Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu