Tirana
clear sky
12.3 ° C
12.3 °
12.3 °
67 %
1.6kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
20 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Shkolla në Njësinë 8 merr emrin e shkrimtarit dhe publicistit Kiço Blushi, Veliaj: Drejtoi Këshillin Bashkiak në një periudhë kur kishte bllokime dhe stërkëmbësha

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe deputeti i PS, Ervin Bushati inspektuan punimet në shkollën e re në Njësinë 8, e cila në shtator do të mirëpresë 1500 nxënës, nga cikli fillor deri në gjimnaz. Shkolla do mbajë emrin e shkrimtarit të njohur Kiço Blushi, i cili ka qenë edhe kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës në një kohë të vështirë për qytetit.

“Kemi marrë një propozim si nga deputeti, ashtu edhe nga Këshilli Bashkiak, që shkolla të quhet “Kiço Blushi”, skenarist dhe shkrimtar i njohur. Ai ka qenë kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës në një kohë kur punohej në kushte spartane, kur bashkia bllokohej dhe kishte stërkëmbsha. Ky emërtim bëhet në kujtim të mikut tonë, Kiço Blushi, por edhe në respekt të të gjithë anëtarëve të këshillit bashkiak, që bëjnë atë punën e padukshme, e cila pa ngritjen e dorës konstruktive, që nuk pengon, por ndihmon, këto gjëra nuk bëhen realitet”, u shpreh Veliaj.

Më tej, kryebashkiaku dha lajmin e mirë që fëmijët e zonës nuk do kenë më nevojë të bëjnë vara-vingo për të shkuar në shkollë, teksa sqaroi se kjo hapësirë do i shërbejë edhe komunitetit të zonës.

“Kur fëmijët të kthehen nga pushimet, në Njësinë 8 do të gjejnë shkollën më të madhe në Republikë. Është një shkollë 10 mijë metra katrorë, një shpëtim i vërtetë për ta! E gjithë koha e shpenzuar në trafik, ose duke gjëmuar shkollat e tjera në qytet, ose duke shkuar turni i dytë, do të jetë kohë e fituar. Të gjithë fëmijët do të mësojnë me një turn e do kenë mundësi të luajnë në terrene sportive, që gjithë lagjja të ketë mundësi t’i shfrytëzojë edhe pas mësimit”, nënvizoi Veliaj.

Deputeti i PS, Ervin Bushati, njëkohësisht kandidat për Partinë Socialiste në Tiranë në zgjedhjet e 25 Prillit, tha se ndihet krenar që Njësia 8 do ketë një shkollë model.

“Ndërtimet janë shumë cilësore, projekti është shumë i bukur, projektet janë të gjitha me standarde të BE dhe kjo shkollë me të vërtet do të bëjë ndryshimin këtu në njësinë tonë, që të jetë një model edhe për veprat e tjera publike që do ndërtohen në Tiranë”, përfundoi Bushati.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img