Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Shkojnë për të grabitur një banesë në Fier, por pikasen nga pronari, hajdutët qëllojnë me armë dhe i plagosin kushëririn

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

225543efff582534ec7dfeaf2d690804

Një ngjarje e rëndë, por që fatmirësisht ka përfunduar pa viktima ka ndodhur sot në mbrëmje në Roskovec të Fierit.

Disa persona kanë tentuar të grabisin një banesë, mirëpo janë pikasur nga pronari i shtëpisë dhe kushëriri i tij. Sipas informacioneve zyrtare nga policia e Fier, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:20, ku persona të paidentifikuar kanë shkuar për të vjedhur në banesën e shtetasit A. Ç, rreth 65 vjeç.

Autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy personave dhe për pasojë ka mbetur i plagosur kushëriri i pronarit të shtëpisë, shtetasi A. Ç, rreth 40 vjeç, i cili ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe vijon punën për fiksimin e çdo prove materiale që do shërbejë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img