Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkojnë njëkohësisht në shtëpinë e të DASHURËS së përbashkët, DETAJE nga ngjarja tronditëse me 1 të VDEKUR në Kavajë: Kush është polici i plagosur (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur në Kavajë, ku pas një konflikti me armë, një person humbi jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur.

I plagosur ka mbetur një efektiv policie i identifikuar si Bledar Toçi, 36 vjeç. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 të qytetit, pak pas mesnate. Nga të dhënat e para mësohet se shkak për konfliktim mes dy personave është bërë një grua.

Fillimisht dy personat janë konfliktuar me njëri-tjetrin pasi kishin të dy të njëjtën të dashur. Në banesën e gruas në fjalë ka shkuar fillimisht polici, por më pas aty ka mbërritur edhe viktima.

Këtu më pas ka nisur edhe konflikti,  polici ka qëlluar me kallashnikov drejt viktimës, ndërsa ky i fundit i është përgjigjur me pistoletë. Si pasojë e të shtënave mbeti i vdekur njëri prej tyre, identiteti i të cilit nuk është bërë me dije, por dyshohet se është banor i zonës.

Ndërkaq, polici i plagosur është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu