Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Shkoj shpesh në Vlorë se atje ka presione mbi qytetarët”, Ilir Meta tregon pse e ngriti zërin ndaj Yuri Kim dhe SHBA

Shkruar nga Newsbomb
“Shkoj shpesh në Vlorë se atje ka presione mbi

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në një intervistë për gazetarin Adi Krasta komentoi dhe situatën e ditës së sotme në këtë proces votimi në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.

Kreu i Shtetit sqaroi dhe vizitat e tij të shpeshta në Vlorë, teksa tregoi se atje shkon shpesh ngaqë ka problematika dhe presione mbi qytetarët.

Meta foli dhe për ditën kur me tone të ashpra foli për SHBA dhe Yuri Kim, ndërsa tha se bërtiti pasi në këto zgjedhje ka shumë denoncime, parregullsi dhe tentativa për blerje votash.

Ilir Meta: Duke ardhur këtu takova shumë qytetarë, i pyeta a kanë votuar apo jo. Sot është një ditë historike për vendin tonë. Duhet që prokuroria të vazhdojë punën për parandalimin e çdo krimi zgjedhor që ne t’i japim një mesazh botës që jemi popull europian dhe që e dimë rëndësinë e votës.

Pyetje: Ju keni qenë i ndjeshëm gjatë këtyre ditëve, ne jemi mësuar që presidenti të jetë larg zgjedheve i kollarisur ceremonial. Mua më ka bërë përshtypje fjala juaj “me qetësi dhe dashuri”. Gjatë orëve të natës dhe nesër do të jeni prezent në mënyrën se si shihet ky proces? Do jetë i ndjeshëm i pranishëm presidenti?

Meta: Çdo qytetar duhet të jetë i ndjeshëm për zgjedhjet. Duhet të mbizotërojë paqja, parlamenti dhe qeveria e re duhet të jetë demokratik. Procesi i votimit është historik.

Krasta: Keni qenë në Shijak dhe sot në Tiranë.

Meta: Shijaku ka një histori të përballjeve të incidenteve.

bGjatë ditëve të fundit keni qenë shumë shpesh në Vlorë, do shkoni prapë dhe pse ju?

Meta: Kush është ai shqiptar që nuk do të shkojë në Vlorë?

Meta: Jam interesuar që procesi të ketë mbarëvajtje në të gjthë vendin. Ka patur shqetësime atje dhe probleme, kjo ka sjellë dhe një reagim të fortë nga ana ime sepse po bëhet presion mbi qytetarëve dhe i jam kundërvënë këtij presioni të padrejtë. Jemi 7 vjet pas Serbisë për çeljen e negociatave, jemi 9 vjet pas Malit të Zi, në 2006 kemi qenë para tyre.  

Pyetje: Ju keni dashur të thoni mesazhe diku, jeni treguar i ashpër, i prerë dhe direkt, me semantikë me peshë, atyre që i keni folur, ju kanë marrë vesh?

Meta: Nëse unë kam ngritur zërin, kjo nuk ka ardhur për arsye se nuk kam ditur të heshtë, por nëse bëjmë sikur nuk e dimë që historia e zgjedhjeve të kaluara, Shijaku, Dibra, na ka mbajtur peng për kaq kohë, çfarë mund të bëj unë që numri i kallëzimeve është më i madh se i atyre të 2017? Nëse do e pranojmë këtë drejtim Shqipëria ta harrojë edhe 4 vitet e ardhshme procesin e anëtarësimit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll