Tirana
broken clouds
24 ° C
24 °
24 °
41 %
3.1kmh
75 %
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
18 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

“Shkoj në Vlorë nga tërmeti”, Damian Gjiknuri i përgjigjet Ilir Metës: Të ftoj pas zgjedhjeve për drekë në Kuzumbaba, te miku yt Çim Selami

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta u shpreh dje se shkon shpesh në Vlorë për shkak të “tërmetit” të Damian Gjiknurit, i cili gjatë një bisede me kryeministrin Rama, me humor tha se do të bëjë sërish tërmet në këto zgjedhje.

Drejtuesi politik i PS në Vlorë, Damian Gjiknuri, në një intervistë për “6Plus1 Vlora”, u pyet për ftesën që Ilir Meta i bëri publikisht për ta takuar në kafe, ashtu sikurse dhe për ironinë e tij rreth aeroportit të Vlorës.

Tani, është socialisti që e fton Metën që pas të shkojë në Kuzumbaba te miku i tij Çim Selami, dhe do t’i ofrojë një drekë.

“Presidenti i Republikës, siç duket nga halli që nuk po gjen dot veten LSI në Vlorë, po i shpeshton vizitat e tij, ditën dhe natën. E di vet ai shumë mirë me kë takohet. Edhe ne e dimë shumë mirë. Më vjen keq sepse unë kam respekt për institucionin e Presidentit dhe nuk mund të ulet deri në këtë nivel për të kërkuar vota. Vlonjatët tashmë e kanë bërë zgjedhjen e tyre.

 Sa për aeroportin, Presidenti si një qytetar i lirë nesër do ketë mundësi të zbresë në aeroportin e ri të Vlorës. Them si qytetar i lirë sepse atëherë nuk do të jetë më President. Përsa i përket deklaratave të tjera, unë i bëj thirrje Presidentit të mos i ngacmojë qytetarët vlonjat.

Mos i shiko vlonjatët si mish për top, mos i shiko si një fuçi baruti që dikush do ti hedhi shkrepsen dhe ata do të dalin. Ai mendon se vlonjatët janë njerëz të ashpër dhe mezi presin të bëjnë ndonjë rrëmujë. Vlonjatët në fakt janë njerëz që duan qetësi, duan qytetari.

Edhe po të shikoni fushatën ne nuk shajmë njëri-tjetrin, ne kemi një klimë të qetë dhe nuk na duhen këta që vijnë nga Tirana dhe hedhin zjarr këtu sepse nuk kemi nevojë. Presidenti le të gjejë veten e tij. Kur të jetë si qytetar i lirë pastaj le të vijë të hajë dhe një drekë Kuzbaba. Pas zgjedhjeve le të vijë në Kuzumbaba tek miku i tij Çim Selami, se dikur e ka patur mik dhe do ti ofroj një drekë aty”, theksoi Gjiknuri.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img