Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkoi të rregullonte makinën, pronari dhe punëtori i servisit bëjnë për spital klientin në Kavajë

Shkruar nga Newsbomb
Shkoi të rregullonte makinën, pronari dhe punëtori i servisit

Dy persona janë arrestuar nga policia në Kavajë pasi goditën me grushtë dhe kërcënuan me pistoletë zhurmuese një 40-vjeçar, i cili kishte  shkuar në servis për të rrekulluar automjetin e tij.

Sipas uniformave blu mësohet se shtetasi A. M., 40 vjeç, pronari i servisit, dhe M. M., 36 vjeç, punëtori i servisit, , gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me pistoletë zhurmuese shtetasin A. G..

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese e gjetur në vendin e ngjarjes, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Kavajë

 

Finalizohet operacioni policor i koduar "Servisi".

 

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë.

 

Falë ndërhyrjes në kohë nga Policia, parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes disa shtetasve.

 

Vihen në pranga pronari dhe punonjësi i një servisi, pasi goditën me grushte dhe kërcënuan me pistoletë zhurmuese, klientin e servisit.

 

Sekuestrohet pistoleta zhurmuese e gjetur në vendin e ngjarjes.

 

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 1, në Rrogozhinë, një shtetas, në servisin e tij, në bashkëpunim me punëtorin e servisit, kishte goditur me grushte dhe kishte kërcënuar me armë zhurmuese, një klient, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Servisi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 

- A. M., 40 vjeç, pronari i servisit, dhe M. M., 36 vjeç, punëtori i servisit, të dy banues në Rrogozhinë.

 

Këta shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me pistoletë zhurmuese shtetasin A. G., 40 vjeç.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistoletë zhurmuese e gjetur në vendin e ngjarjes.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu