Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkoi të merrte pensionin, humb jetën 75-vjeçari në Mallakastër

Shkruar nga Newsbomb
Shkoi të merrte pensionin, humb jetën 75-vjeçari në

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Hekal, Mallakastër, ku ka ndërruar jetë një i moshuar.

Burime për media bëjnë me dije se i moshuari ka shkuar të marrë pensionin, ku në një moment ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga shkallët.

Policia njofton se dyshohet se për shkak të një arresti kardiak ka humbur jetën shtetasi F. A., 75 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor rezulton se 75  vjeçari ka rënë nga shkallët si pasojë e arrestit kardiak.

Fier/Informacion paraprak

Sot  rreth mesditës, në lagjen "5 Shkurti", në qytetin e Ballshit, pranë Postës, dyshohet se për shkak të një arresti kardiak ka humbur jetën shtetasi F. A., 75 vjeç, banues në fshatin Hekal, Mallakastër.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga grupi hetimor rezulton se 75  vjeçari ka rënë nga shkallët si pasojë e arrestit kardiak.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese