Tirana
light rain
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
3.6kmh
100 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 26 Shtator, 2022

Shkoi t’u shërbente prindërve që ishin prekur nga Covid-19, si u infektua edhe vetë 27-vjeçarja dhe ndërroi jetë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Në lule të rinisë ka humbur jetën Ariola Sakollari, 27-vjeçarja e cila ishte prekur nga Covid-19.

Bëhet me dije se 27-vjeçarja jetonte në Tiranë, por kishte shkuar në Berat për t’u shërbyer prindërve të cilët ishte edhe ishin prekur nga Covid-19.

Ky mendohet se ka qenë edhe momenti ku vajza është infektuar. E reja fillimisht është shtruar në repartin Infektiv të spitalit të Beratit por përkeqësimi i gjendjes shëndetësorë bëri që ta dërgonin në Tiranë ku u fut në intubim.

Sakaq, mjekja Etleva Vila ka folur në lidhje me ndarjen nga jeta të 27-vjeçares. Ajo tha se vajza është nisur menjëherë për të Infektivi sepse gjendja e saj shëndetësore ishte e rënduar.

Mjekja është shprehur se e reja nuk vuante nga asnjë sëmundje bashkëshoqëruese, dhe pse nuk kishte sëmundje nuk ia doli të fitonte betejën me virusin vdekjeprurës.\

Me gjithë përpjekjet e mjekëve për ta shpëtuar 27-vjeçarja gjeti vdekjen pasditen e djeshme në këtë spital. 27-vjeçarja priste të martohej së shpejti, por virusi vdekjeprurës e ndau nga dashuria e saj dhe gjiri i familjes.

 

 

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img