Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Shkoi për të parë varrimin e vëllait që e vrau me thikë, dalin pamjet e arrestimit të Florian Tonuzit: 20 burra i vihen mbrapa

Shkruar nga Newsbomb
Shkoi për të parë varrimin e vëllait që e vrau me

Policia ka arrestuar 26-vjeçarin Florian Tonuzi, i cili vrau me thikë vëllanë e tij gjatë ditës së djeshme në Maqellarë të Dibrës.

Sipas njoftimit të policisë, ai është arrestuar pranë banesës së tij, ku kishte shkuar për të parë teksa varrosnin vëllain e tij.

Përpara se të vriste 23-vjeçarin Benard Tonuzi, ai ka dhunuar edhe babain e tij dhe sherri mes tyre ka përfunduar në një tragjedi.

Mësohet se 26-vjeçari ka qenë përdorues i lëndëve narkotike, ndërsa nga banorët e zonës njihej si një njeri agresiv.

Sipas Fax News, nëna dhe motra e 26-vjeçarit kanë negociuar për dorëzimin e tij, ndërsa i kanë kërkuar policisë që i riu të mos dhunohej.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll