Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkoi në varrimin dhe të tretat e vdekjes së vëllezërve Haxhia, Altin Ndoci u paraqit me emër tjetër dhe hodhi 50 mijë lekë

Shkruar nga Newsbomb
Altin Ndoci(siper) - vellezerit Besmir dhe Viktor Haxhia

Altin Ndoci, vrasësi i vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës ka qenë në varrimin dhe të tretat e vdekjes së dy vëllezërve.

Ka qenë Klevis Alla, bashkëpunëtori i Ndocit ai që ka treguar këtë fakt para prokurorëve, ndërsa ka thënë se ALtin Ndoci është paraqitur me emër tjetër.

Alla ka thënë se familjarët e vëllezërve të rarë e kanë pyetur vrasësin se kush ishte, ndërsa ai u kishte thënë se ishte shok me viktimat, duke u prezantuar me emër tjetër.

Gjithashtu në të tretat e vdekjes Ndoci u ka lënë familjarëve edhe 50 mijë lekë, në shenjën ngushëllimi.

Hetimet vijojnë për anëtarët e tjerë të grupit kriminal që urdhëroi vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, por edhe të Anxhelo Avdias dhe Dorjan Shkozës në 2 mars po në Durrës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu