Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkoi në spital i plagosur me armë, 33 vjeçari nga Korça sillet te Ushtaraku me shenja në kokë, Policia merr në pyetje shokun (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Shkoi në spital i plagosur me armë, 33 vjeçari nga Korça

Marsel Rusi, 33 vjeçari që shkoi dje i plagosur me armë zjarri në spitalin e Korçës, është sjell në Tiranë për mjekim më të specializuar në Spitalin Ushtarak. Burimet bëjnë me dije, se i riu ka shenja të tjera në kokë.

Dje, Policia ka njoftuar se Marsel Rusi ka pasur plagë të shkaktuara nga armë zjarri në fundshpinë, ndërkohë që sot mjekët e Tiranës kanë konstatuar shenja dhe palgë në kokë, por nuk dihet se nga çfarë janë shkaktuar.

Ndërkohë, Policia e Korçës ka shoqëruar dhe po merr në pyetje Andi Adri, shok i 33 vjeçarit që e çoi në spital të plagosur, për të zbuluar më tepër detaje nga ngjarja.

PËRDITËSIM: Në bazë të një njoftimi të pak minutave më parë nga Policia e Korçës, 12 Maj 2021, rezulton se i plagosuri dhe shoku i tij janë arrestuar të dy në kushtet e flagrancës. Ata akuzohen për “Deklarim të rremë”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, në qytetin e Korçës, ku u vetëplagos me armë zjarri 33-vjeçari M. R., banues në Korçë, pas veprimeve hetimore të kryera bënë arrestimin në flagrancë të tij dhe shokut të tij shtetasit A. A., 32 vjeç, banues në Pogradec.

Shtetasit e mësipërm, kanë krijuar prova të rreme, me qëllim shmangien nga e vërteta e ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme hetimore”, njofton Policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll