Tirana
few clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
52 %
1.5kmh
20 %
Pre
16 °
Sht
16 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
E premte, 2 Dhjetor, 2022

Shkoi në shtëpinë e ish-vjehrrit dhe vrau babë e bir, viktimat ishin kthyer dje nga Italia, si ndodhi ngjarja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Lezhën ku ish dhëndri Besnik Pjetri vraru me armë ish-vjehrrin e tij Pjetër Përjaku dhe kunatin, Genti Përjakun.

Burime për mediat bëjnë me dije se dy viktimat ditën e djeshme ishin kthyer nga Italia. Autori Besnik Pjetri shkoi në shtëpinë e ish-gruan dhe pas një konflikti ai nxori armën dhe vrau babë e bir.

Autori ishte baba i dy vajzave dhe prej 6 vitesh ishte i divorcuar nga bashkëshortja.

Gjatë kësaj periudhe, ai kishte patur konflikte të vazhdueshme me ish-gruan dhe me familjen e saj. Madje ai ishte denoncuar edhe nga ish-gruaja për dhunë në Itali, ku edhe ka bërë 2 vite burg.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme në fshatin Grykë e Zezë të Lezhës, ndërkohë autori Besnik Pjetri është shpallur në kërkim nga policia.

 

Më shumë




spot_img








spot_img