Spikeri i lajmeve në Top Channel, Ilir Paço ka treguar se si një ditë kishte ngatërruar orarin dhe ishte vonuar për të shkuar në punë.
Paço ka treguar se në gushtin e vitit të kaluar gjatë kohës që jepte lajmet në Top Channel, ishte vonuar për të shkuar në punë dhe për këtë ishte ndëshkuar duke u pezulluar nga puna për një muaj.
“Ka ndodhur vjet, kur unë nuk e dija që kisha edicionin e orës 12:00 të drekës. Tani e kujtoj me të qeshura por në atë kohë kanë qënë momente shumë të sikletshme. Nuk e dija që isha në atë orar pasi gjithmonë kam qenë në orën 19:30 edhe truri im ishte stakuar që në atë orar kam lajmet sepse të shndërrohet në një rutinë.
Ka ndodhur vjet, më 26 gusht, dhe kisha orarin e drekës së ditës së dielë që nuk e kam patur kurrë. Isha në shtëpi kur më merr regjisorja në telefon dhe më thotë hajde në studio. Unë gjendesha në shtëpi dhe ora ishte 11:55. Si përfundim mbërrita por isha 15 minuta me vonesë, një gjë e rrallë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë por është njerëzore.
“Qëndrova një muaj pa punë si ndëshkim. Nuk më erdhi mirë sigurisht pasi ishte diçka njerëzore”, tregoi ai në “Ftesë në 5".