Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
50 %
3.6kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
26 °
E premte, 2 Qershor, 2023

Shkodranët “ngrenë në këmbë” Rinasin, paraqesin teste të falsifikuara të Covid-19 në doganë: Policia ndalon 10 persona

Lajme të ngjashëm

10 qytetarë të Shkodrës janë proceduar penalisht nga Policia Kufitare në Rinas pasi kanë tentuar të kalojnë kufirin me teste të falsifikuara të Covid-19.

Policia Kufitare nga komunikimi me autoritete të tjera ligjzbatuese, ka marrë informacion që persona të ndryshëm po përdorin teste falsifikuara të COVID-19.  Nisur nga kjo situatë është bërë një kontroll dhe verifikim më i hollësishëm i dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste.  

Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe goditur disa raste të tentativës për të kaluar kufirin me test të falsifikuar të COVID-19 dhe si rezultat janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave”, shtetasit:

– G. P., L. P., A. D., F. D., S. Th., E. Th., B. A., A. A., M. N. dhe S. Sh., të gjithë banues në Shkodër. 

Gjatë verifikimit të dokumenteve plotësuese të këtyre shtetasve është dyshuar për testet që ata kanë paraqitur dhe pasi është komunikuar me klinikat përkatëse, ka rezultuar se këto teste ishin të falsifikuara.

Nga ana e Policisë Kufitare Rinas, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer falsifikimin e këtyre dokumenteve.


Më shumë