Hapësire reklamuese

Aktualitet

SHKODRA SHPOPULLOHET, Voltana ADEMI jep arsyen: Jam kërcënuar shumë herë për jetën time dhe fëmijëve, por kam zgjedhur të përballem (DEKLARATA E FORTË)

Shkruar nga Newsbomb
Voltana Ademi

Voltana Ademi, kryetare e Bashkisë së Shkodrës, duke folur për revistën Monitor mbi shpopullimin e qytetit në veri të vendit, thotë se një ndër arsyet ka qenë edhe vendosja e këtij qyteti nën presionin e bandave.

Madje, Ademi, bën edhe deklaratën e fortë. “Edhe unë jam kërcënuar shumë herë me jetën time dhe të fëmijëve, por kam zgjedhur përballjen”,- thotë Ademi duke iu referuar situatës së shpopullimit të qytetit dhe pse kërkojnë të ikin shkodranët.

Sipas INSTAT, nga viti 2011 deri në 2019 nga Shkodra emigruan rreth 36 mijë persona, ose 16.7% e  popullsisë së qarkut, duke qenë qarku me shifrën më të lartë të largimit. Ademi sqaron për monitor se më shumë sesa arsyet ekonomike, qytetarët largohen nga mungesa e sigurisë. “Qyteti dominohet nga bandat kriminale, të cilat në vijimësi janë shndërruar në kërcënim për qytetarët e ndershëm” thotë kryebashkiakja.

Sipas MONITOR, Shkodra ka qenë edhe më e prekura për shkak të Covid dhe nga përmbytjet që përkeqësojnë gjendjen ekonomike në qytet. Bizneset me status pasiv u rritën me 64% në periudhën maj-dhjetor 2020.

Sipas të dhënave të INSTAT, viti 2009-2018, Shkodra ka rritjen më të ulët ekonomike pas qarkut të Kukësit. Në 10 vite ekonomia e Shkodrës u zgjerua vetëm me 8% ndërsa në qarqet e tjera rritja ka qenë me 2-3 dhe 4 shifrore.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.