Hapësire reklamuese

Politikë

Shkodra, Kukësi dhe Lezha; tre qarqet veriore mbajnë blu hartën e zgjedhjeve, socialistët kryesojnë nga Dibra deri në Vlorë

Shkruar nga Newsbomb

Tre qarqet veriore, Shkodra, Kukësi dhe Lezha vazhdojnë të mbajnë blu hartën e zgjedhjeve në Shqipëri. Këto qarqe që janë dhe bastione të PD, kanë mbetur të tilla dhe në këto zgjedhje. Të paktën deri në rezultatet që ka publikuar KQZ.

Siç shihet në hartë, qarqet e tjera nga Dibra e deri në Vlorë janë të gjitha lejla, të kryesuara nga Paria Socialiste.

Nga rezultatet e deritanishme nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve shihet se Partia Socialiste kryeson bindshëm garën. Rritje në vota ka dhe Partia Demokratike, por qëndron 40 mijë vota pas të majtëve, ndërsa LSI në pothuajse të gjithë qarqet është në “firo”.

Rezultati i orës 07.21 – 26 prill:

1- Partia Socialiste – 170.631 vota

2- Partia Demokratike – 130.334 vota

3- Lëvizja Socialiste për Integrim – 24.041 vota

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll