Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
94 %
0.5kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
22 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
22 °
E martë, 18 Maj, 2021
spot_img

“Shkodra duhet të ishte TËRBUAR me Bashën, PD ka arritur maksimumin aty por humbi paturpësisht në qarqet e tjera”, analiza e ish-deputetit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Fatos Hoxha, dikur deputet i PD por prej disa vitesh mbetur jashtë strukturave, merr në analizë votat masive që janë dhënë në këto zgjedhje, por që nuk arritën të përmbushin sipas tij “ëndrrën kryeminstrore” të Lulzim Bashës.

Sipas Hoxhës, ka disa arsye se pse PD nuk arriti të fitojë në këto zgjedhje, ku një prej tyre ishte aleanca me Metën. “Eshtë lider partie, por nuk ka mundësi të japë dorëheqjen” shkruan Hoxha.

Analiza e plotë e Fatos Hoxhës:

Fjalorët e shpjegojnë paradoksin si një deklarim që vjen në kontradiktë me vetveten. Rezultati i zgjedhjeve në Shkoder është një shembull rrëzëllyes në errësiren e “manipulimit industrial” që i dogji përseri ëndërrën kryeministrore Bashës.

PD e Shkodres pati rritje si në vota edhe në mandate. Ajo e mbrojti votën nga blerja dhe manipulimi. Nëse në Shkodër janë blerë votat, ato vota i ka blerë Tom Doshi në kurriz të PS, e cila pësoi aty nje humbje historike( këtë thone analistët).

Në Shkoder nuk patën asnjë ndikim alternativat e tjera të djathta. Ato nuk e përçane dot elektoratin e PD. PD e Shkodres duhet të ishte krenare për vete dhe për popullin e Shkodres që e votoi masivisht, sikurse duhet të ishte e tërbuar me Bashen dhe lidershipin e qarqeve të tjera që humbën turpërisht edhe këtë herë.

Por PD e Shkodres është publikisht me Bashen dhe kundër zgjedhjeve. A nuk është ky një paradoks? Basha realizoi në këto zgjedhje një ngritje të fortë.

Dhjetë (10) pikë përqindje më shumë janë një shifër serioze. Çdo lider politik do ishte krenar për këtë rezultat, do t’a ndjente veten fitues. Basha e ka këtë rezultat, rezultatin më të mirë të karrierës së vet politike, ndoshta të pa arritshëm për te.

Por Basha po denoncon pikërisht këtë rezultat dhe po përgatit kontestimin e radhës. Të jesh përpara arritjes tënde më të madhe në jetë dhe ta kontestosh atë, a nuk është dhe ky një paradoks? Sjellja e PD të Shkodres nuk është paradoks, se deklarata e saj nuk është shkruar në Shkoder, por në Tirane. Edhe kontestimi i zgjedhjeve nga Basha nuk është paradoks, sepse në fakt ai nuk po konteston zgjedhjet, thjeshtë po mbron karriken e kryetarit.

Paradoks është:

– të jesh kalorës i votës së lirë, por garës së ndershme t’i mbyllësh çdo shteg;

– të jesh lider, por udhëheqësin ta kesh vartës;

– të jesh kryetar partie, por mos kesh lirinë  për të dhënë as dorheqjen;

– të jesh lider humbës dhe të duash të rikandidosh;

– të jesh humbës të rikandidosh dhe të fitosh;

– të jesh me Berishen dhe të kërkosh dorheqjen e Bashes;

– të kërkosh që Basha të rrijë në krye dhe të pretendosh se ai heren tjetër do ta mundë Ramen;

– Të luftosh për votën e lirë, por aleancat t’i bësh me Meten dhe LSI;

– të jesh me bythet për toke, por të presësh që ringritja te te vijë nga Basha ;

– të jesh me bythet për tokë, por të presësh që ringritja të të vijë nga Berisha;

– Të jesh demokrat, por zgjidhjet t’i presësh vetëm nga Doktori.

Dikur, Genc Pollo e quante aradhën e demokrateve që ishin gati t’a linçonin pse kish nisur t’i bënte karshillëk Doktorit ” demokratikas”, si për t’u thënë ” të papjekur”, ” axhamij”, ” të parritur”. Kanë kaluar 20 vjet nga ajo kohë. Paradokset që na shoqëronin atëhere po na shoqërojnë edhe sot. Te kemi ngelur ” demokratikas” vallë?

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img