Një person ka varur veten pasditen e sotme në një fshat të Shkodrës.
Burimet e drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 17:30. Të njëjta burime saktësojnë se, në banesën e tij në fshatin Mjedë, bashkia Vau Dejës, është vetëvarur me litar shtetasi me iniciale F.L., 60 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave.