Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
82 %
1.5kmh
0 %
Hën
29 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
Pre
18 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

Shkodër/ I dënuar për vetëgjyqësi, kanosje, ndërtim të paligjshëm, arrestohet 30 vjeçari, ndalohet një tjetër për plagosje

spot_img

Lajme të ngjashëm

a471d284aec512f0165bafc88543ee7e

Policia e Shkodrës ka arrestuar një 59 vjeçar për “Plagosja e rëndë me dashje si dhe ka ndaluar një tjetër të shpallur në kërkim për 3 vepra penale “Vetëgjyqësi” “Kanosje” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

 Në pranga ka rënë P.Th 59 vjeç, banues në Laç si dhe është ndaluar 30 vjeçari me iniciale A. B banues në Theth, Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Shkodër Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin P. Th., 59 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, si dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor A. B., 30 vjeç, banues në Theth, Shkodër, për veprat penale “Vetëgjyqësia” “Kanosja” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Këta shtetas, në muajin dhjetor 2019 janë proceduar penalisht, pasi shtetasi A. B., bashkë me shtetasen K. B. (e proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”) kanë ndërtuar pa leje dhe janë denoncuar në organet e Policisë nga shtetasi P. Th. Për këtë rast janë kryer veprimet hetimore dhe janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ditën e djeshme, shtetasi A. B. është konfliktuar fizikisht me shtetasin P. Th., për pasojë shtetasi A. B. ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Më shumë

spot_img