Tirana
scattered clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
77 %
1kmh
40 %
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
30 °
E enjte, 17 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Grabitja e shtëpisë së konsullit italian, Stigliano: Nuk di nëse është vjedhje e thjeshtë, a diçka tjetër

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet rreth grabitjes së shtëpisë të konsullit italian Antonio Stigliano, në qytetin e Shkodrës, por vetë konsulli është shprehur i çuditur për çka ndodhur, duke hedhur dyshimet nëse ishte vjedhje e thjeshtë apo diçka tjetër.

“Kam ardhur dje nga Italia dhe kam gjetur një përfaqësues të policisë në shtëpi. Nuk kam bërë ende denoncim, do ta bej. Për momentin dua të reflektoj për të kuptuar nëse është një episod që ndodh në shumë vende të tjera, edhe në Itali, apo është një episod që duhet marrë seriozisht. Këtë do të ma thotë policia. Unë jetoj prej 7 vitesh në Shqipëri dhe nuk kam dëgjuar më parë për një gjë të tillë, sa i takon funksionarëve të ambasadës Italiane. Unë kam qenë edhe në Tiranë përfaqësues i ambasadës, dhe kurrë nuk më ka ndodhur një gjë e tillë. Di të them që në botë hajdutët e apartamenteve janë lajmi i ditës, ndoshta ky status i takon edhe Shqipërisë, këtë nuk e di. Pyes thjesht për vete, sepse jam i interesuar të di nëse ishte thjesht një hajdut, apo diçka tjetër?”, ka thënë konsulli Italian.

Grabitja në shtëpinë e konsullit ka ndodhur dy ditë më parë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img