Hapësire reklamuese

Politikë

“Shko more…” Ulsi Manja “përplaset” me komentuesin: Ti më ngjan me sojin e shqiptarëve gjakpërzier me…(E plotë)

Shkruar nga Newsbomb

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja është përplasur me një komentues në rrjetet sociale, si radhë herë më parë.

Në një një postim të ministrit ku flet nga Reçi për diskriminimin dhe legalizimin e kanabisit, një qytetar nga Maqedonia e Veriut i ka komentuar “Hup more bërllok” (shko more plehrë).

E në një koment të tillë Manja nuk mund të rrinte pa i kthyer përgjigje komentuesit, teksa i ka shkuar se i duket nga ata shqiptarët gjakpërzier që nuk i kanë dashur kurrë shqiptarët të gjithë bashkë.

“Shumadin Idrizi si ditë pushimi po të përgjigjem se nuk më ndodh shpesh të komentohem në fb me shqiptarë që jetojnë jashtë trojeve amë për arsye tërësisht patriotike përtej tifozerisë politike. Por nga profili dhe ajo që ke kometuar në faqen time ti më ngjan me sojin e shqiptarëve gjakpërzier me ato që si kanë dasht kurrë shqiptarët bashkë ndaj dhe meriton një përgjigje. Shumadin zeza apo shumatore bërlloku, ndaje vetë se çfarë je , as të njoh e as më njeh, por e para kur mer guximin me hy te faqja ime mëso si shkruhet shqip se na fyen dhe gjuhën e bukur shqipe duke e pëzier me gjuhë të tjera; dhe e dyta mos ma njollos faqen time të fb se e kam për të biseduar me njerëz e jo me shumatore bërlloku si puna jote, e kam për të biseduar me miq e me shokë. Hajde Shumadin shih punët e tua e qofsh mirë me shëndet” i shkruan Manja në postimin e tij.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll