Regjistrohet një tjetër rast zjarri për këtë vit. Raportohet se është përfshirë nga flakët një sipërfaqe prej dy hektarësh pyll dushku në njësinë Malzi të Kukësit. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë shkëputja e telit të linjave elektrike. Në vendngjarje ndodhen mjete zjarrfikëse, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve.