Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkëndija elektrike shkakton tym në një shkollë në Durrës, evakuohen nxënësit

Shkruar nga Newsbomb
Shkëndija elektrike shkakton tym në një shkollë në

Është ndërprerë mësimi në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës, pasi dyshohet se në ambiente e shkollës ka pasur një shkëndije elektrike që ka krijuar tym të shumtë në ambiente.

Burime për media bëjnë me dije se shkëndija ka ndodhur në katin e parë të shkollës dhe se janë evakuuar fëmijët.

Nga informacionet e para mendohet se ka qenë një shkëndijë elektrike nga një neon në katin e parë të shkollës, që ka shkaktuar flakë dhe tym.

Të gjithë nxënësit kanë dalë jashtë shkollës. Ende nuk ka informacion zyrtar për ngjarjen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese