Është ndërprerë mësimi në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Durrës, pasi dyshohet se në ambiente e shkollës ka pasur një shkëndije elektrike që ka krijuar tym të shumtë në ambiente.
Burime për media bëjnë me dije se shkëndija ka ndodhur në katin e parë të shkollës dhe se janë evakuuar fëmijët.
Nga informacionet e para mendohet se ka qenë një shkëndijë elektrike nga një neon në katin e parë të shkollës, që ka shkaktuar flakë dhe tym.
Të gjithë nxënësit kanë dalë jashtë shkollës. Ende nuk ka informacion zyrtar për ngjarjen.
Sondazh
Poll