Tirana
few clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
41 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
23 °
Hën
26 °
Mar
25 °
E premte, 30 Shtator, 2022

Shkenctarët britanikë provojnë dozat e para të vaksinës së murtajës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shkenctarët britanikë iu kanë dhënë vullnetarëve vaksinëat e para provë të murtajës. Pas vaksinës AstraZeneca për Covid-19 ata kanë nisur provat për një goditje të mundshme nga murtaja duke theksuar se sëmundja ekziston akoma në disa zona rurale të Afrikës, Azisë dhe Amerikës.

Një nga vullnetaret e para që ka pranuar të marrë vaksinën është Larissa, 26 vjeçe. Ajo është shprehur se shpreson se mund të ndihmojë në shpëtimin e jetëve njerëzore duke dalë vullnetare për hulumtimin. 

“Unë jam me fat që jetoj në një kohë ku vaksinat janë duke u zhvilluar”, ka thënë ajo.

“Dhe kështu, kur pashë se ishte një studim që synonte zhvillimin e një vaksine kundër një sëmundjeje që ka ekzistuar për 2000 vjet dhe që ka vrarë miliona e miliona njerëz, unë nuk hezitova, thjesht doja të bëja çmos”.

E pyetur nëse ishte e shqetësuar për efektet anësore, Larissa shtoi: “Unë nuk jam e shqetësuar. Vaksina që po vlerësohet sot po përdor të njëjtën platformë si vaksina Covid, e cila fjalë për fjalë është administruar për miliona njerëz në të gjithë botën.”

Zhvilluesit e kësaj vaksine të re thonë se e njëjta qasje mund të përdoret edhe për sëmundje të tjera të këtij lloji.

“Ne kemi bërë tashmë prova klinike duke përdorur teknologji të ngjashme kundër një bakteri, meningjiti B dhe virusit Zika,” tha studiuesi Dr. Maheshi Ramasamy.

“Por ne po kërkojmë gjithashtu të zhvillojmë vaksina kundër sëmundjeve të reja si ethet Lassa ose virusi Marburg.”

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img