Hapësire reklamuese

Bota

Shkencëtarët zbulojnë një grup të madh me galaktika të fshehura në univers

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Shkencëtarët kanë zbuluar një grup të madh galaktikash të panjohura më parë.

Zbulimi i madh që mund të ndihmojë në të kuptuarit se si funksionon universi, është arritur falë një teknologjie të re që i lejon ata të shohin edhe më thellë në univers nga sa ishte e mundur më parë.

Zbulimi i cilësuar si një thesar mund të ndihmojë në zgjidhjen e disa prej pyetjeve më të mëdha dhe themelore rreth universit, si misteret e vrimave të zeza supermasive dhe materia e errët.

Shkencëtarët lidhën në rrjet një sërë observatorësh në mbarë botën duke arritur të shohin thellë në univers dhe të zbulojnë këtë popullatë të re galaktikash.

“Kjo është hera e parë që një popullatë kaq e madhe e galaktikave masive konfirmohet gjatë dy miliardë viteve të para të jetës 13,7 miliardë vjeçare të universit”, tha Tao Ëang, nga Universiteti i Tokios.

“Ky konstatim kundërshton modelet aktuale për atë periudhë të evolucionit kozmik dhe do të ndihmojë për të shtuar disa detaje, të cilat kanë munguar deri më tani”.

Sondazh

Poll