Hapësire reklamuese

Bota

Shkencëtarët zbulojnë asteroidin “Thuajsë-Hënë”, mendohet të ketë qenë fqinji ynë kozmik për mijëra vite

Shkruar nga Newsbomb
Shkencëtarët zbulojnë asteroidin

Shkencëtarët kanë zbuluar kohët e fundit një asteroid i cili ka shoqëruar Tokën gjatë udhëtimit të saj vjetor rreth diellit.

Asteroidi i quajtur “2023 FW13” është një shkëmb hapësinor i cili konsiderohet si një “Thuajse hënë”ose “Quasi-Moon”, që do të thotë se ai rrotullohet rreth diellit në një interval kohor të ngjashëm me atë të Tokës, por ndikohet vetëm pak nga tërhqja gravitacionale e planetit tonë.

Ky asteroid mendohet të jetë rreth 15 metra në diametër. Gjatë orbitës së tij rreth diellit, “2023 FW 13” orbiton gjithashtu dhe tokën në një distanë prej 14 milionë kilometrash, ndërkohë Hëna orbiton planetin tonë prej një largësie rreth 364 mijë kilometrash.

Ky asteroid “thuajse-hënë” u pikas për herë të parë nga teleskopi observator “Pan-STARRS” që ndodhet në majën e malit vullkanik të Hlaekala në Ishujt Hawaii.

Ekzistenca e “2023 FW13” u konfirmua më pas nga teleskopi Kanada-Francë-Hawaii dhe dy observatorë të tjerë në Arizona. Disa studime thonë se ky trup qiellor ka qenë fqinji kozmik i Tokës për gati 2123 vite dhe do të vazhdojë rrugën e tij orbitale deri rreth vitit 3700.

Ky nuk është shoqëruesi i vetëm i Tokës përveç Hënës tonë, pasi një trup qiellor i ngjashëm me “2023 FW13” u zbulua në vitin 2016. Asteroidi i quajtur “Kama’oalewa” kishte një orbit të ngjashme me hënë dhe mendohet se mund të jetë një fragment i shkëputur nga Hëna.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese