Tirana
broken clouds
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
55 %
1.5kmh
75 %
Sht
15 °
Die
19 °
Hën
20 °
Mar
21 °
Mër
21 °
E shtunë, 16 Tetor, 2021
spot_img

Shkencëtarët sigurojnë imazhin mbresëlënës të Jupiterit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

e804e6f65bb355e5425ccf8b00beb13d

Astronomët kanë prodhuar një imazh të mrekullueshëm të Jupiterit, duke gjurmuar rajonet e nxehta që rrjedhin përgjatë majave të gjigandit të gazit.

 Fotografia u kap nga Teleskopi i Binjakëve të Veriut në Hawai, dhe është një nga vëzhgimet më të mprehta të planetit të bërë ndonjëherë nga toka.

1.jpg

Për të arritur rezolucion të lartë, shkencëtarët përdorën një teknikë të quajtur “imazh me fat” i cili pastron efektin mjegullues të shikimit të atmosferës së trazuar të Tokës.

Kjo metodë përfshin marrjen e ekspozimeve të shumëfishta të objektivit dhe mbajtjen vetëm të atyre segmenteve të imazhit, ku turbullira është në minimum.

Kur të gjitha “shkrepjet me fat” bashkohen në një mozaik, del qartë një ekspozim i vetëm.

Studimi që prodhoi këtë imazh me infra të kuqe u drejtua nga Universiteti i Kalifornisë në Berkeley. Ishte pjesë e një programi të përbashkët vëzhgimesh që përfshinë Hubble dhe anijen kozmike Juno që aktualisht po orbiton planetin e pestë nga Dielli.

Disa fakte për Jupiterin

Jupiteri është 11 herë më i gjerë se Toka dhe 300 herë më masiv

Në përbërje ai i ngjan një ylli; është kryesisht hidrogjen dhe helium

Nën presion, hidrogjeni merr një gjendje të ngjashme me një metal

Ky ‘hidrogjen metalik’ mund të jetë burimi i fushës magnetike

Shumica e reve të dukshme përmbajnë amoniak dhe sulfur hidrogjeni

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img