Hapësire reklamuese

Bota

Shkencëtarët shumë pranë zbulimit të një force dhe grimce të re

Shkruar nga Newsbomb
Shkencëtarët shumë pranë zbulimit të një force dhe

Nga magnetet te gjuajtja e topit në një fushë futbolli, janë forcat e fizikës ato që ndikojnë në çdo veprim.

Forcat e johura janë katër, graviteti, elektromagnetizmi, forca e fortë dhe forca e dobët. Por shkencëtarët mund të jenë shumë pranë zbulimit të një force, apo grimce, të re.

Vëzhgimi është bërë në Fermi National Accelerator Laboratory (Fermilab) në Shtetet e Bashkuara, një impiant i ngjashëm me CERN-in në Zvicër që përshpejton dhe përplas atomet, elektronet protonet dhe grimcat për të studiuar sjelljen e atyre që quhen nën-grimca.

Këto grimca janë baza e universit, ato nuk mund të thyhen në grimca më të vogla, pra janë fundamentale. Muon është një prej këtyre grimcave fundamentale, është si elektroni por 200 herë më e rëndë.

Eksperimenti i quajtur Muon g-2 u krye duke e përshpejtuar këtë grimcë në një rreth 14-metra dhe duke aplikuar forcën magnetike. Normalisht, sipas ligjeve aktuale të fizikës, grimca duhet të vibronte, por shkencëtarët panë muon-i po vibronte me një ritëm shumë herë më të lartë nga sa ata prisnin.

Kjo mund të shkaktohet nga një forcë e natyrës që është plotësisht e panjohur për ne. Deri më tani nuk ka të dhëna, se çfarë bën kjo forcë, përveç se influencon grimcat muon.

Por fizikantët teorikë në LHC në Cern të Zvicrës besojnë se mund të bëhet fjalë për një forcë por edhe grimcë të re. Grimca hipotetike mund të jetë një leptoquark apo një Z-prime boson.

Dr Mitesh Patel, nga Imperial College London, i cili ishte i përfshirë në projekt, tha: “Gara tani qëndron për të përfituar provën, se kjo që është zbuluar, është me të vërtetë diçka e re. Kjo do të kërkojë më shumë të dhëna dhe më shumë matje, por shpresojmë të tregojmë prova se këto efekte janë reale”.

Përveç forcave më të njohura të gravitetit dhe elektromagnetizmit (i cili është përgjegjës për elektricitetin dhe magnetizmin), forca e fortë dhe e dobët qeverisin sjelljen e grimcave nën-atomike.

Një forcë e pestë themelore mund të ndihmojë në shpjegimin e disa enigmave të mëdha rreth universit që kanë patur shkencëtarë në dekadat e fundit.

Për shembull, vëzhgimi se zgjerimi i universit po shpejtohej i atribuohej një fenomeni misterioz të njohur si energjia e errët. Por disa studiues kanë sugjeruar se mund të jetë provë e një force të pestë.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.