Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
37 %
2.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Shkencëtarët publikojnë sot raportin e frikshëm për ndryshimet klimatike

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një raport për ndryshimet klimatike dhe realitetin e zymtë të gjendjes së planetit, pritet të publikohet ditën e sotme.

Studimi është bërë nga një grup shkencëtarësh të Panelit Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, dhe përfshin më shumë se 14,000 punime shkencore.

Raporti do të tregojë se si ngrohja globale do të ndryshojë botën në vitet e ardhshme.

Ndërsa shkencëtarët thonë se “ka të ngjarë të jetë lajm i keq – por me grimca optimizmi”.

Dhe ekspertët e mjedisit kanë thënë se raporti do të jetë një “thirrje masive zgjimi” drejtuar qeverive për të ulur emetimet.

Hera e fundit që ky panel analizoi efektet e ngrohjes globale ishte viti 2013, dhe shkencëtarët shprehen se kanë mësuar shumë prej atëherë.

Vitet e fundit planeti ka shënuar temperatura rekord, zjarre dhe përmbytje masive, raporton newsbomb.al.

Disa nga studimet në raport thonë se ndryshimet që njerëzit po bëjnë në klimë, nuk do të arrijnë të zhbëhen për qindra, ndoshta mijëra vjet.

Konferenca për shtyp e panelit do të mbahet sot në orën 10:00.

Publikimi i raportit do të jetë një moment i rëndësishëm për të vendosur se çfarë veprimesh do të ndërmarrin 196 krerë të shteteve për të luftuar ndryshimet klimatike.

Më shumë


spot_img









spot_img