Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Shkencëtarët PARALAJMËROJNË: Vaksina nuk bën efekt për koronavirusin e ri nga Afrika e Jugut

spot_img

Lajme të ngjashëm

3db2f0ec8014390fb0f621cbd406890a

Shkencëtarët paralajmërojnë se varianti i ri i koronavirusit nga Afrika e Jugut, mund të infektojë ata që e kanë kaluar njëherë Covid-19, por edhe ata që kanë bërë vaksinën.

Studiuesit thonë se një mutacion në një pjesë specifike të proteinave të jashtme të virusit duket se e bën atë të aftë të ‘shpëtojë’ nga antitrupat. Antitrupat janë substanca të prodhuara nga sistemi imunitar që janë kryesore për shkatërrimin e viruseve ose shënjimin e tyre për shkatërrim nga qelizat e bardha të gjakut.

Akademikët e Afrikës së Jugut zbuluan se 48 përqind e mostrave të gjakut nga njerëzit që ishin infektuar në të kaluarën nuk treguan një përgjigje imune ndaj variantit të ri. Një studiues tha se ishte ‘e qartë se kemi një problem’.

Profesor Penny Moore, studiuesi që qëndron pas këtij projekti, pretendoi se njerëzit që ishin më të sëmurë me koronavirus herën e parë dhe kishin një përgjigje më të fortë imune, dukej më pak të ngjarë të infektoheshin.

Antitrupat janë një pjesë kryesore e imunitetit që krijohet nga vaksinat, megjithëse jo e vetmja pjesë, kështu që nëse virusi vazhdon të zhvillohet për të shpëtuar prej tyre kjo mund të thotë që vaksinat duhet të ridizenjohen dhe të jepen përsëri.

Por ekspertët deri më tani thonë se ata nuk kanë asnjë arsye për të besuar se vaksinat nuk do të funksionojnë, gjë që mund të jetë për shkak se ato prodhojnë një përgjigje më të fortë imune, shkruan Daily Mail.

Të paktën 54 persona në Mbretërinë e Bashkuar tashmë janë konfirmuar që kanë pasur variantin Covid të Afrikës së Jugut, megjithëse këta u morën me anë të mostrave të rastësishme, kështu që numri i vërtetë ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë.

Në një përpjekje për të ndaluar variantet e reja që vijnë në vend, Britania tani e ka bërë të detyrueshme për të gjithë arritjet ndërkombëtare që të karantinojnë për 10 ditë dhe të sigurojnë testin negativ të Covid-19 përpara se të mbërrijnë në Mbretërinë e Bashkuar.

Të tre versionet e koronavirusit të gjetur në javët e fundit, ato nga Kent, Afrika e Jugut dhe Brazili  kanë pasur një ndryshim në proteinën kulmore të virusit të quajtur N501Y, e cila sipas shkencëtarëve e bën atë më të aftë të kapet në trup dhe të përhapet.

Variantet e reja të koronavirusit kanë mutacione në proteinën spike, të cilat janë thelbësore që antitrupat e sistemit imunitar të kapen dhe ta shkatërrojnë atë. Ndryshimi i formës së tyre e bën më të vështirë për trupin të kapë virusin.

Profesori Penny Moore, nga Instituti Kombëtar për Sëmundjet Infektive në Afrikën e Jugut, zbuloi në një studim të vogël me 44 persona që 48 përqind e tyre (21) nuk kishin asnjë përgjigje imune ndaj variantit të ri, pavarësisht se kishin pasur koronavirus më parë.

Studiuesit janë përpjekur të zbulojnë më shumë rreth variante të reja të koronavirusit që kur u gjetën ndryshime të mëdha në llojet që vijnë nga Kent në Angli, Afrikën e Jugut dhe Brazil.

Virusi duket se po evoluon për t’u transmetuar rreth 50 përqind më shpejt.

Të dhënat nga studiuesit në Afrikën e Jugut, ku u shfaq varianti, duket se sugjerojnë se imuniteti ndaj Covid-19 u zvogëlua në më shumë se 90 përqind të njerëzve kur ata u infektuan përsëri me variantin e ri.

Më shumë

spot_img