Shkencëtarët paralajmërojnë rrezikun, ja çfarë shkaktojnë tatuazhet me ngjyra

Publikuar tek: aktualitet, më 14:40 18-01-2017 Shkencëtarët paralajmërojnë rrezikun, ja çfarë shkaktojnë tatuazhet me ngjyra

Tatuazhet përdoren prej shumë shekujsh tashmë dhe po bëhen gjithnjë e më të pëlqyera, sidomos mes të rinjve.

Sidoqoftë, studime të fundit kanë treguar se lyerja e lëkurës me bojëra mund të ketë efekte shkatërruese. Një grup ekspertësh i Agjencisë Angleze për Shëndetin Publik, ka bërë një zbulim shokues, që tregoi se bojërat që përdoren për të bërë tatuazhe, përmbajnë substanca të rrezikshme toksike të cilat mund të shkaktojnë kancer.

Një njoftim i ngjashëm është bërë edhe nga Agjencia Evropiane e Kimikateve (ECHA) e cila ka deklaruar se disa nga bojërat që përdoren për bërjen e tatuazheve mund të jenë toksike, dhe ka kërkuar tërheqjen e tyre nga tregu. Sipas ECHA-s, përveç problemeve që mund të shkaktojnë në lëkurë dhe që mund të zgjasin disa vite, këto bojëra rrisin edhe rrezikun e prekjes nga kanceri.

Ekspertët e Agjencisë Angleze për Shëndetin Publik zbuluan se grimcat toksike të bojës së tatuazhit depozitohen në shpretkë me anë të gjakut dhe veshkave. Kjo ul aftësinë e trupit pët të filtruar elementet toksike. Sipas tyre, ky problem është theksuar më së shumti kohët e fundit pasi në tregun britanik, dhe jo vetëm, po futen bojëra të një cilësie shumë të dobët, të cilat vijnë nga Kina.

Rreziku nga boja blu dhe e kuqe: Ky zbulim përforcon përfundimet e kërkimeve të shkencëtarëve amerikanë dhe danezë, të cilët zbuluan në bojërat e tatuazheve kimikate që shkaktonin kancer, si kobalt dhe mërkur. Sipas këtij raporti, ngjyra e kuqe që përdoret në bërjen e tatuazheve përmban mërkur, ndërsa ngjyra e gjelbër dhe blu përmbajnë kobalt. Duke qenë se këto substanca janë të rrezikshme për shëndetin tonë, kërkuesit u kërkojnë organeve përgjegjëse të gjejnë zgjidhje për këtë problem.

Rreziku nga boja e zezë: Disa studime amerikane treguan se boja e zezë e tatuazheve prodhohet duke përdorur benzopiren, element ky që, kur u përdor mbi kafshë, shkaktoi kancer të lëkurës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Italia i ndryshon objektivat ‘Procesit të Berlinit’, zbardhet agjenda e samitit të 12 korrikut
Dhunonte nxënësit e klasës së parë, shoqërohet nga policia mësuesja Fatime Vata »
Article Logic
Execution time: 0.011940956115723
array(1) { ["section"]=> string(82) "shkencetaret-paralajmerojne-rrezikun-ja-cfare-shkaktojne-tatuazhet-me-ngjyra-65904" }