Tirana
moderate rain
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
60 %
1kmh
75 %
Mar
22 °
Mër
25 °
Enj
22 °
Pre
26 °
Sht
22 °
E martë, 27 Shtator, 2022

Shkencëtarët japin ALARMIN: Ushqimi industrial i qenve paraqet rrezik për njeriun, ja çfarë përmban

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një studim i ri ka treguar se ushqimi i papërpunuar i kafshëve, konkretisht qenve, përmban baktere rezistente ndaj ilaçeve, duke shkaktuar frikë për një krizë të mundshme ndërkombëtare shëndetësore.

Një letër e paraqitur në Kongresin Evropian të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive ( ECCMID ), paralajmëron se “prirja për të ushqyer një qen me ushqim të papërpunuar mund të jetë duke nxitur përhapjen e baktereve rezistente ndaj antibiotikëve”.

Studiuesit nga UCIBIO, Fakulteti i Farmacisë në Universitetin e Portos në Portugali ekzaminuan mostra të ndryshme të ushqimit të qenve nga supermarkete dhe dyqane kafshësh.

Studimi zbuloi se Enterokokët, një gjini e baktereve që zakonisht gjenden në zorrët e njeriut, ishtin të pranishëm në më shumë se gjysmën e mostrave të analizuara.

Shqetësimi vjen nga fakti se ky lloj bakteri shpesh është rezistent ndaj antibiotikëve, që do të thotë se disa lloje të Enterokokeve mund të çojnë në infeksione të rrezikshme.

Për shembull, gjatë dy dekadave të fundit në SHBA ka pasur grupe infeksionesh që lidhen me VRE (Enterokokë Rezistentë ndaj Vancomycin),  të kontraktuar fillimisht nga një spital.

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img