Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Shkencëtarët bëjnë zbulimin e madh, ndihmon pacientët që trajtohen nga kanceri

Shkruar nga Newsbomb
Organi i ri

Një lajm i mirë për personat që vuajnë nga kanceri vjen nga Holanda.  

Okologjistët e Institutit Holandez të Kancerit kanë zbuluar aksidentalisht një organ të paparë më parë. Organi i ri gjendet në kokë dhe u zbulua gjatë përdorimit të një lloji të ri skanimi, që po përdoret tek personat me kancer në zonën e kokës dhe qafës.

Është e vështirë të imagjinohet se ka një pjesë të trupit të njeriut që ka kaluar pa u vënë re nga mjekët pas shekujve të hulumtimeve mjekësore. Por kjo është pikërisht ajo që një grup shkencëtarësh nga Hollanda besojnë. Ata thanë se kanë zbuluar një palë gjëndra të neglizhuara më parë që janë fshehur në kafkat tona, ku zgavra e hundës dhe fyti takohen.

Ata po përdornin tomografi me rrezatim pozitroni për të gjurmuar shpërndarjen e kancerit të prostatës nëpër trup, kur ata vrejtën një ndriçim në skanime, që shkaktohet nga një glukozë radioaktive që injektohet tek pacientët për të identifikuar tumore.

Dy zona në kokën e të gjithë pacientëve ndriçoheshin, prandaj ata testuan këtë tek 100 persona dhe të gjithë kishin të njëjtin rezultat. Zbulimi emocionues është një grup i gjëndrave të pështymës, kryesisht gjëndra mukoze me kanale të shumta kulluese të vendosura në pjesën e pasme të nazofaringut. Besohet se këto gjëndra mund të shkaktojnë probleme tek disa pacient që janë duke u trajtuar me rrezatim, duke shkaktuar vështirësi në gëlltitje.

Sa më shumë që këto gjëndra i ekspozohen rrezatimit, aq më shumë pasoja ka pacienti. Zbulimi i këtyre gjëndrave parashikohet të përmirësoj trajtimin e kancerit, sepse pacientët do të kenë më pak vështirësi në të ngrënë, të pirë ose të folur pas trajtimit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll