Shkencëtarë dhe mjekë nga e gjithë bota kanë nënshkruar një letër të hapur drejtuar Organizatës Botërore të Shëndetësisë ku kërkojnë shtyrjen e Lojërave Olimpike verore “Rio 2016”.
150 shkencëtarët shprehin shqetësimin e tyre pas deklarimit nga OBSH-ja të virusit Zika si një “Emergjencë ndërkombëtare e nivelit të lartë”.
Shkencëtarët e shqetësuar nuk kanë kërkuar anulimin e Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike, por shtyrjen ose zhvendosjen e tyre në një vend tjetër. Ata theksojnë se një gjë e tillë ka ndodhur më parë në vitet 1916, 1940, dhe 1944 kur Lojërat Olimpike jo vetëm janë shtyrë por edhe janë anuluar për shkak të përhapjeve të viruseve të ndryshme.
Sipas tyre atletëve do i duhet të rriskojnë mes infektimit me Virusin Zika dhe pjesëmarrjes në një kompeticion për të cilin janë trajnuar gjatë gjithë jetës.