Hapësire reklamuese

Aktualitet

Shkëmbinjtë në Krujë rrezik për jetën e banorëve, ushtria shpërthen masivin e gurëve

Shkruar nga Newsbomb
Shkëmbinjtë në Krujë rrezik për jetën e

Forcat xheniere, ato të ushtrisë në bashkëpunim me organet e pushtetit lokal të bashkisë Krujë, kanë bërë të mundur shpërthimin e gurëve në fshatin Kurcaj.

Shpërthimi i kontrolluar është bërë për shkak se rrezikohej jeta e banorëve kur ecnin në rrugë dhe atyre që banojnë.

Gjatë shpërthimit të kontrolluar gurët e përmasave të mëdha janë shkërmoqur, dhe po punojnë me fadroma për largimin e inerteve nga zona.

Një masiv i madh madh shkëmbor është shkëputur duke bllokuar rrugën para disa ditësh në fshatin Kurcaj. Ndërsa një tjetër shkëmb i përmasave të mëdha ka rënë në oborrin e një banesë. Fatmirsisht asnjë familjarë i banesës nuk u lëndua.

Menjëherë nga bashkia Krujë janë njoftuar institucionet për gjendjen, ndërsa ditën e sotme është realizuar dhe shpërthimi i shkëmbinjve. Fadromat e bashkisë  po punojnë në rihapjen e rrugës së fshatit Kurcaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese