Hapësire reklamuese

Politikë

Shkëmbimi i të burgosurve SHBA-Rusi, Edi Rama falenderon Presidentin dhe Princin saudit

Shkruar nga Newsbomb
Shkëmbimi i të burgosurve SHBA-Rusi, Edi Rama falenderon Presidentin
Kryeministri Edi Rama falenderon Presidenti saudit Sheikh Mohamed bin Zayed dhe Princin Mohammed bin Salman, pasi Ministria e Jashtme ka njoftuar se shkëmbimi i të burgosurve mes SHBA dhe Rusisë, është bërë më ndërmjetësimin e tyre. "UAE, Ministritë e Jashtme saudite njoftuan suksesin e ndërmjetësimit të udhëhequr nga Presidenti Lartësia e tij Sheikh Mohamed bin Zayed dhe Princi Mohammed bin Salman për lirimin dhe shkëmbimin e dy të burgosurve mes SHBA dhe Rusisë", thuhet në komunikatën e Ministrisë Saudite. Kjo marrëveshje i referohet shkëmbimit të të burgosurve mes Amerikës dhe Rusisë, për basketbollisten amerikane Brittney Griner me tregtarin famëkeq të armëve Viktor Bout. Rama falenderon dy liderët sauditë për ndërmjetësimin e tyre. "Thjesht fantastike! Chapeau (Bravo) për të dy këta liderë, të cilët po tregojnë me forcën e shembullit se fuqia e diplomacisë është e pafundme dhe fryma e paqes dhe bashkëpunimit midis kombeve duhet të na udhëheqë gjithmonë edhe kur të gjitha rrugët duken të mbyllura", shkruan kryeministri Edi Rama. Lexo edhe: Arrihet marrëveshja SHBA-Rusi, Amerika jep “tregtarin e vdekjes” për basketbollisten Brittney Griner

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu